Maqedoni
Parashikimi i motit
15.11.2021 08:59
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm. Në orët e hershme të mëngjesit do të ketë mjegull nëpër lugina, ndërsa gjatë ditës në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore do të ketë rritje të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri 5 gradë Celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 13 deri 18 gradë Celcius.
Në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, në mëngjes do të ketë paraqitje të mjegullës. Temperatura minimale do të ulet në 3 gradë Celcius ndërsa ajo maksimale do të arrij në 15 gradë Celsiusë.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë stabil.
