Maqedoni
Prej sot posedimi i obligueshëm i pajisjeve dimërore në automjete
15.11.2021 09:18
Prej sot deri më datën 15 mars është i obligueshëm posedimi i pajisjeve të parapara dimërore...

Prej sot deri më datën 15 mars është i obligueshëm posedimi i pajisjeve të parapara dimërore, në pajtim me dispozitat të përcaktuara në Rregulloren për posedim të obligueshëm të pajisjeve në automjet, biçikletë për pjesëmarrje të sigurt në komunikacionin rrugor, si dhe të traktorëve për realizimin e punëve bujqësore përkatësisht punëve në pyje, informon Ministria e Punëve të Brendshme.
Në pjesën anësore të gomave të dimrit duhet t’i kenë shenjat “MS”, “M+S”, “M&S” si dhe një shenjë e një dëbore në një mal të stilizuar me tre maja. Në Maqedoni, sipas ligjit, është e ndaluar të përdoren goma me gozhda.
