Maqedoni

KSHZ: Përfundoi numërimi për Dibrën, Hekuran Duka fitues

15.11.2021 09:05

Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve në faqen zyrtare ka përditësuar të dhënat e fundit nga rezultati i zgjedhjeve të djeshme lokale në Dibër.....

Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve në faqen zyrtare ka përditësuar të dhënat e fundit nga rezultati i zgjedhjeve të djeshme lokale në Dibër.

Janë numëruar votat nga të gjitha 27 vendvotime, ndërsa më tepër vota ka fituar kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim, Hekuran Duka me 49,69 për qind të votave të fituara, përkatësisht me 4.291 vota.
 
Kurse kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Bekim Pocesta ka marrë 4.153 vota, gjegjësisht 48,09 për qind të votave.
 
Ditën e djeshme është votuar vetëm në Dibër, pasi para dy javëve u përsërit votimi i rrethit të parë në një vendvotim.