Për shkak të mjegullës, dukshmëri e zvogëluar në Strazhë-Kërçovë

17.12.2014 09:48

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa......

Për shkak të paraqitjes së mjegullës, dukshmëria në aksin rrugor Strazhë-Kërçovë është zvogëluar deri në 30 metra, Krushevë deri në 50 metra dhe Gostivar-Kërçovë deri në 100 metra.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë -Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.