Botë
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, Prishtina ka një kryetar të ri, Përparim Rama
15.11.2021 11:16
Edhe në Kosovë u mbajtë rrethi I dytë I zgjedhjeve lokale....

Edhe në Kosovë u mbajtë rrethi I dytë I zgjedhjeve lokale. Kandidati i Vetëvendosjes, Abren Vitia e ka pranuar humbjen në Prishtinë, duke thënë se tani kryeqyteti ka një kryetar të ri. Vitia ka uruar kandidatin e LDK-së, Përparim Rama.
Në Gjakovë, garën e ka fituar kanidati i AAK Ardian Gjini ndaj Mimoza Kusari Lila të VV, Në Prizren, kandidati i PDK Shaqir Totaj me 50,32% eshte fitues ndaj kundërkandidatit të VV Myhater Haskuka.Ndërkohë në Gjilan, fitues është kandidati i VV Alban Hyseni me 51.13% të votave ndaj kandidatit të PDK Lutfi Haziri, me 48, 87%. Në Podujevë, fitues është kandidati i Vetëvendosjes Shpëtim Bulliqi. Mbi 1.2 milionë qytetarë kishin të drejtë vote, në balotazhin e 14 nëntorit, ku zgjidhen kryetarët e 21 komunave. Partia që garoi në numrin më të madh të komunave ishte Lëvizja Vetëvendosje me 12 të tilla. Lidhja Demokratike e Kosovës garoi në 9 komuna, Partia Demokratike e Kosovës në 8, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në 5. Në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e 17 komunave.
