Koncert tradicional për festat e fundvitit i Orkestrit ushtarak të ARM-së

17.12.2014 09:51

Në shtëpinë e ARM-së sot do të mbahet koncert tradicional për festat e fundvitit i Orkestrit ushtarak të ARM-së.....

Në koncert, Orkestri ushtarak i ARM-së do të realizojë repertoar nga këngë të ndryshme të autorëve të njohur vendor dhe botëror, tema muzikore nga muzika filmike, kompozime nga muzika burimore dhe këngë tjera rasti.

Mysafir special në koncert do të jetë këngëtari i operave, Boris Trajanov.

Në koncertin e fundvitit të orkestrit ushtarak, siç është paralajmëruar, do të marrin pjesë ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski, kryeshefi i SHM-së të ARM-së gjeneral-nënkoloneli Goranço Koteski, ambasadorë dhe përfaqësues të korit diplomatik ushtarak, të akredituar në Republikën e Maqedonisë, gjeneralë aktiv dhe të pensionuar në ARM, pjesëtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtatmadhoria e ARM-së, anëtarë të të gjithë komandave dhe njësive të ARM-së dhe mysafirë tjerë.

Orkestri ushtarak si orkestër i vetëm frymor profesional ushtarak në shtet, për herë të dytë do të mbajë koncert në parambrëmjen e Vitit të Ri, me të cilin do të prezantohet para opinionit,  me çka do të kalojë në traditë.

Gjatë vitit 2014, Orkestri ushtarak kishte pjesëmarrje të suksesshme në më shumë qytete mbarë Republikën e Maqedonisë, ku qytetarët e Shkupit, Gostivarit, Dellçevës, Makedonski Brod, Gjevgjelisë dhe Kriva Pallankës kishin rast të vetëm të kënaqen në interpretimet e veprave të njohura muzikore të autorëve vendor dhe të huaj, si pjesë e projektit për përforcimin e bashkëpunimit civil-ushtarak, por edhe për afrimin e Armatës deri te qytetarët.