Maqedoni
Shumica parlamentare, Sheqerinska: Negociojmë për shumicë cilësore
15.11.2021 15:55
LSDM po punon në sigurimin e shumicës parlamentare....

LSDM po punon në sigurimin e shumicës parlamentare. Kërtyre ditëve priten konfiguracione të reja në favor të pushtetit, deklaron ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska. Socialdemokratët synojnë formimin e një shumice cilësore me plan të qartë veprimi për t’i shpier përpara proceset reformuese dhe integruese.
“Kuptohet se po realizohen bisedime. Pres që kjo me sukses dhe shpejtë të përfundojë pasiqë na pret edhe shumë punë. Kemi për qëllim të sigurojmë shumicë cilësore, e cila saktë do të dijë se për çfarë politika angazhohet, me plan të qartë për punë dhe kohën më pak do ta kalojnë në bisedime e më shumë në punë. Këtyre ditëve, se cilën ditë pak ka rëndësi, por s’kam dilema se në Maqedoninë e Veriut dominon qëndrimi se na duhet stabilitet, parashikueshmëri, punë që të sigurojmë rezultatet që presin qytetarët.”, tha deklaroi ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.
Mësohet se kryeministri Zoran Zaev ka bërë ofertë Alternativës të nisin bisedimet për integrim në qeveri, edhe pse nga partia e Afrim Gashit ende nuk janë prononcuar ndaj ftesës së kryeministrit.
VMRO: LSDM dhe Zaev të ikin nga skena politike
Nga VMRO – DPMNE konsiderojnë Zaev është I pa dëshirueshëm për qytetarët dhe duhet të zhduket nga skena politike, pas dështimeve në më shumë sektorë dhe zhytjen e shtetit në korrupsion.
“Përfundimisht, një herë në jetën e tij Zoran Zaev ta mbaj premtimin, të përballet me realitetin se qytetarët nuk e duan më, dhe të japë dorëheqje dhe të ik nga funksionet. Një politikë e pazarllëqeve dhe mafioze dhe një dukuri mizore si Zoran Zaev gjatë kohë nuk është parë.”, tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO–DPMNE–së.
Ditë më parë nga Lëvizja Besa kërkuan që pushteti LSDM – BDI të mos ushtrojë presion ndaj deputetëve të kësaj partie për tiu bashkangjiten shumicës. U përfolën emrat e deputetëve Fadil Zendeli dhe Basri Bajrami, të cilët përgënjeshtruan bashkangjitjen e tyre me pushtetin.
MERALE ISMAILI
