Rrëfehet Kastriot Rexhepi, u strehova për të mbrojtur veten dhe synimet
Deputeti i Lëvizjes Besa Kastriot Rexhepi....

Deputeti i Lëvizjes Besa Kastriot Rexhepi u rrëfye para opinionit për veprimin e tij në ditën kur duhej të votohet për mocionin e mosbesimit të Qeverisë.
Rikonfirmoi deklaratën se ka qenë i kërcënuar dhe për të evituar sulmet eventuale në Kuvend pas votimit të favor Qeverisë ka zgjedhur që të mos merr pjesë në seancë.
Nuk zbuloi emrat e personave që e kanë kërcënuar për të mos dëmtuar procesin që kanë nis institucionet kompetente.
Mohoi mundësinë të ketë qenë i rëmbyer. Përsëriti qëndrimin se aktin e ka kryer me vetëdije dhe vullnetin e tij.
“Me vullnetin tim dhe me vendosmëri u strehova në ditën e votimit për mosbesimin e Qeverisë me qëllim që të mos lejoj që për shkak të valës së rezultateve të zgjehdjeve lokale vendi të shkojë në drejtim që është në kundërshtim me bindjet e mia ideologjike dhe në kundërshtim me synimin startegjik që na e kënë dhënë qytetarët. Janë joserioze dhe të turpshme gënjeshtrat se dikush me ka kidnapuar, mbajtur me forcë apo më është kërcënuar me materiale kompremituese.” – tha Deputeti Kastriot Rexhepi.
Ndërrova qëndrim sepse ndryshuan rrethanat
Arsye për ndryshimin e qëndrimit pas nënshkrimit të nismës për mocion mosbesimi ka qenë ndryshimi i rrethanave, si: ndryshimi i qëndrimit të kryeministrirt Zaev për t‘u dorëhequr, vendimi i Gjykatës Administrative në favor të Lëvizjes Besa për zgjedhjet në Zhelinë dhe sinjalet e forta për fillimin e negociatave në dhjetor.
“E dijmë që angazhimi i SHBA-ve është maksimal në këtë kohë për t’u tejkaluar ky problem dhe kryeministri Zaev e tërheq nënshkrimin, atëherë ndërrojnë rrethanat edhe për Kastriotin. Do të kisha dashur të ndërrojnë rrethanat edhe për të gjithë kolegët e tjerë.” – u shpreh Rexhepi.
S’jam korruptuar, jam deputet i Lëvizjes Besa
Rexhepi u betua në Zot se aktin nuk e ka kryer për të mira materiale por thjesht s’ka mundur të votojë kundër bindjeve të tyre.
“Atëherë do të duheshte që ta vë në ankand pozicionin dhe të them se kush jep më shumë. Të jeni të bindur që sigurisht ajo anë që dëshiron të mbërijë te diçka do të ishte e gatshme të ofrojë më shumë.” – theksoi Rexhepi.
Pavarësisht pezullimit nga partia, Rexhepi thotë se edhe më tej është nënkryetar i Lëvizjes BESA dhe deputet i saj. Sipas tij edhe Lëvizja Besa vazhdon të jetë pjesë e shumicës parlamentare dhe koalicionit qeverisës pasi organet përkatëse të partisë ende nuk kanë vendos ndryshe. Mohoi zërat për kalimin e tij të mundshëm në BDI. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
