Masat Antikovid, qytetarët me qëndrime të ndara për cetifikatat e vaksinimit
Në kuadër të masave anti kovid....

Në kuadër të masave anti kovid është edhe mos lejimi i qytetarëve në ambiente të mbyllura pa certifikatën e vaksinimit me dy doza.
Kjo ka revoltuar një pjesë të madhe të qytetarëve, të cilët janë kundër kësaj mase , pasi janë edhe kundër vaksinimit. Sipas tyre kjo i nxit qytetarët që të përdorin certifikata të falcifikuar.
“Unë jam kundër vaksinave, shihet qartë që nuk ka ndonjë efekt, lexova që njerëzit smuhen edhe me dozën e tretë. E shoh që nuk mund të futemi në ambiente të mbyllura por do ta shtyejm pa vaksinë derisa të mundemi. Shumë njerëz janë kundër dhe bëjnë certifikata fallco, detyrohen ta bëjnë këtë cet, sepse nuk duan ta marrin. Askush nuk mund të vaksinohet me forcë. Të kishte ndonjë efekt njerëzit do të kishin qasje tjetër për vaksinat” – tha një qytetar.
“Jam kundër cetifikatës së vaksinës në vendet publike” – u shpreh një qytetar tjetër.
“Njerëzit vetëm për shkak se ju kërkojmë certifikatë, largohen të revoltuar. Ka njerëz që fare nuk hynë në lokalin tonë sepse janë në dijeni që nuk lejohet hyrja pa vaksinë. Tani edhe pa dozën e dytë nuk i pranojmë, i kthejmë të dera e hyrjes” – tha një e punësuar.
Por të vaksinuarit mendojnë ndryshe.
“Nëse ti je i vaksinuar edhe unë poashtu, nuk do të ketë sëmundje, por nëse nuk vaksinohemi të gjithë do të ketë smundje. Ka njerëz që bëjnë vaksina fallco por kjo është shumë keq, sidomos për ne të vaksiunuarit. Nëse nuk ka vaksinë dhe ka certifikat do të na infektojë të gjithëve” – u shpreh një qytetarë.
“Nuk jam kundër certifikatës ne vendet publike, duhet secili ta marri vaksinën. Unë jamë nga të parët që jam vaksinuar, në Vranjë të Sërbisë sepse atëhër nuk kishtë këtu vaksina” – deklaroi një qytetar tjetër.
Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi se nuk do të ketë masa shtesë por duhet të respektohen ato që janë në fuqi, gjithashtu, apelet e KSI për tu vaksinuar secili qytetarë janë të vazhdueshme. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
