Botë

Gjermani, numër rekord infektimesh

15.11.2021 18:23

Gjermania po përballet me shkallën më të lartë infektimesh që nga fillimi I pandemisë...

Sipas Institutit Robert Koch, mesatarja e infektimit në periudhë shtatëditore ka shkuar 303 persona për 100,000 banorë, në krahasim me 289 sa ka qenë një ditë më parë. 
 
Tri partitë që synojnë të formojnë koalicionin, planifikojnë të ashpërsojnë masat për të luftuar përhapjen e një vale të re të infektimeve, ka thënë bashkudhëheqësi i Partisë së Gjelbër, Robert Habeck.
 
“Ne do të zgjerojmë kufizimet në krahasim me propozimet që kemi bërë në fillim”, ka thënë ai për transmetuesin ARD.
 
Të shtunën, tre ministra të landeve gjermane, u kanë bërë thirrje partive që po negociojnë për qeverinë e re, që landeve t’iu zgjatet periudha kur mund të marrin vendime të ashpra për pandeminë, siç janë izolimet apo mbylljet e shkollave.