Botë

Bërnabiq, fton kosovën në nismën “Ballkani i Hapur”

15.11.2021 18:40

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, u bëri thirrje të gjitha vendeve në Ballkan, përfshirë Kosovën...

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, u bëri thirrje të gjitha vendeve në Ballkan, përfshirë Kosovën, që t’i bashkohen nismës “Ballkani i Hapur”.
 
Ajo tha se ftesa për këto vende është “gjithmonë e hapur”. Nisma e bashkëpunimit “Ballkani i Hapur”, e cila përfshin Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, parashikon lirinë e lëvizjes për kapitalin, mallrat, shërbimet dhe njerëzit midis vendeve.
 
"Qytetarët që jetojnë në rajon do të përfitojnë jashtëzakonisht shumë nga kjo nismë", tha Bërnabiq më 15 nëntor, duke iu përgjigjur pyetjeve gjatë një takimi të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili po mbahet në Parlamentin serb. Aktualisht Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje dhe Hercegovina kundërshtojnë pjesëmarrjen në nismën “Ballkani i Hapur”.