Botë

Shqipëri, Rama-Basha përplasje buxheti

15.11.2021 18:57

Demokratët dhe socialistët e lexuan ndryshe edhe në foltoren e parlamentit, buxhetin e 2022...

Demokratët dhe socialistët e lexuan ndryshe edhe në foltoren e parlamentit, buxhetin e 2022, që pritet të miratohet në orët e vona të mbrëmjes.
 
Ndërsa për kryeministrin Rama asnjë shtresë nuk është lënë pa mbështetje, për Lulzim Bashën, ky buxhet nuk reflekton problemet por luksin e oligarkëve.
 
Tonet e larta për buxhetin, u shoqëruan me akuza dhe kundërakuza mes dy liderve politikë.
 
Kryeministri Rama i kujtoi edhe situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike duke e ftuar edhe një herë kryedemokratin të mos përpiqet të sillet si ish kryetari, ndërsa Basha e sfidoi duke i kërkuar të votojë vettingun në politikë.