Botë
Shqipëri: Covid-19, 194 infektime dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit
15.11.2021 19:34
Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit lidhur me situatën epidemiologjike të Covid-19...

Pas kryerjes së 2587 testimeve kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 194 qytetarë. Fatkeqësisht numri i humbjes së jetëve vijon të rritet, ndërsa në 24 orët e fundit janë shënuar 7 viktima si pasojë e Covid.
Në të gjithë vendin janë 8,433 pacientë aktivë me koronavirus, ndërsa në spitalet COVID po marrin trajtim 172 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 190 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,839 që nga fillimi i epidemisë.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet: Kanë rezultuar 194 qytetarë me Covid në këto bashki: 107 në Tiranë, 14 në Vlorë, 13 në Fier, 12 në Durrës, nga 6 qytetarë në Kavajë, Lushnje, Gjirokastër, Berat, 5 në Krujë, 4 në Kurbin, 3 në Dimal, nga 2 qytetarë në Sarandë, Lezhë, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Dibër, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Poliçan, Gramsh.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: tre qytetarë nga Tirana të moshave 53-79 vjeç, një qytetar nga Kruja 61 vjeç, një qytetare nga Saranda 70 vjeçe, një qytetare nga Fieri 71 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 74 vjeç.
Statistika (15 Nëntor 2021): Raste të reja ditore 194; Të shëruar në 24 orë 190; Të shtruar në spitale 172; Humbje jete në 24 orë 7; Testime ditore 2587; Testime totale 1,352,267; Raste pozitive 193,269; Raste të shëruara 181,839; Raste Aktive 8,433; Humbje jete 2,997
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 4449; Fier 853; Gjirokastër 494; Durrës 472; Shkodër 438; Vlorë 404; Berat 404; Elbasan 353; Korçë 237; Lezhë 180; Dibër 77; Kukës 72./Top Channel
