Maqedoni

Parashikimi i motit

16.11.2021 09:03

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri 6 gradë Celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 10 deri 16 gradë Celcius.
 
Në Shkup paradite do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësira dukshëm të ulëta, ndërsa gjatë ditës vranësira mesatare. Temperatura minimale do të bie deri në 3 gradë Celcius, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 13 gradë Celcius.
 
Ditëve të ardhshme moti pritet të jetë stabil, përveç të enjtes kur parashihet të ketë reshje lokale të shiut.