Maqedoni
Shkup, sanksionohen 177 shoferë, 59 për tejkalim të shpejtësisë
16.11.2021 09:19
Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 177 gjoba....

Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 177 gjoba. Pesëdhjetë e nëntë gjoba u shqiptuan për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, trembëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, tetë gjoba për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, dyzet e tetë sanksione për parkim në mënyrë të parregullt të automjeteve.
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
