Tre ditë zie në Pakistan
17.12.2014 09:59
Në Pakistan prej sot fillojnë tre ditët e zisë kombëtare për 141 viktimat nga sulmi i talebanëve në shkollën ushtarake në Peshavar, mes të cilëve 132 janë fëmijë dhe nëntë të moshuar....

Talibanët pakistanezë thanë se sulmi është hakmarrje për operacionet e ushtrisë në rajonet fisnore.
Tërë shteti është i tronditur nga sulmi më vdekjeprurës terrorist, të kryer në këtë vend, lajmërojnë mediumet perëndimore.
Kryeministri pakistanez, Navaz Sharif, theksoi se sulmi është një "tragjedi kombëtare, e kryer nga egërsira".
Ndërkaq, presidenti i SHBA-së, Barak Obama, tha se terroristët "kanë treguar edhe një herë ligësinë e tyre".
