Maqedoni

RMV zyrtarisht e integruar ushtarakisht në NATO

16.11.2021 11:53

Me nënshkrimin e deklaratës së përbashkët me NATO-n sot zyrtarisht përfundoi procesi i integrimit ushtarak të Republikës së Maqedonisë së Veriut....

Me nënshkrimin e deklaratës së përbashkët me NATO-n sot zyrtarisht përfundoi procesi i integrimit ushtarak të Republikës së Maqedonisë së Veriut në strukturat komanduese dhe në strukturën e forcave të Aleancës.

Për këtë qëllim në vend po qëndrojnë komandanti i Komandës Aleate Supreme të NATO-s për Transformim, gjeneral Filip Lavinj, i cili në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtatmadhori realizoi takim me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, dhe kryeministrin, Zoran Zaev, ndërsa u prit edhe nga presidenti dhe komandanti suprem i Forcave të Armatosura, Stevo Pendarovski, ku organizua edhe ceremonia e nënshkrimit të deklaratës së përbashkët për integrim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në strukturat e NATO-s.

Përfundimi i procesit të integrimit ushtarak në NATO është dëshmi për përkushtimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në përmbushjen e qëllimeve të dhëna të cilat zhvillohen përmes proceseve transformuese në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatë, u vlerësua me këtë rast.