Maqedoni
Nënshkrimi i deklaratës me NATO-n, Maqedonia e Veriut u integrua zyrtarisht në NATO
16.11.2021 13:18
Me nënshkrimin e deklaratës së përbashkët me NATO-n, RMV zyrtarisht përfundoi procesi i integrimit...

Me nënshkrimin e deklaratës së përbashkët me NATO-n, RMV zyrtarisht përfundoi procesi i integrimit ushtarak në strukturat komanduese dhe në strukturën e forcave të Aleancës. Nënshkruesit e kësaj deklarate, presidenti, Stevo Penarovski, dhe komandanti i Komandës Aleate Supreme të NATO-s për Transformim, gjeneral Filip Lavinj, thanë se përfundimi i procesit të integrimit ushtarak në NATO është dëshmi për përkushtimin e vendit në përmbushjen e qëllimeve të dhëna të cilat zhvillohen përmes proceseve transformuese në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatë. Filip Lavinj tha se vendi mund të llogarisë në çdo kohë për solidaritet dhe mbështetje nga anëtarët e NATO-s.
“Kompletimi i këtij procesi paraqet arritje edhe për NATO-n në përgjegjësi. Por kjo nuk do të thotë fund i procesit reformues në armatë, përkundrazi kjo do të thotë se duhet të vazhdojmë të avancojmë demokracinë dhe funksionimin e shoqërisë multietnike dhe të respektojmë marrëveshjet e arritura bilaterale me fqinjët.”,- tha presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski.
“Me nënshkrimin e kësaj deklarate të përbashkët e vërteton dhe përforcon pozicionet e RMV-së si anëtare e plotë, e besueshme dhe e rëndësishme, anëtare e re e NATO-s e cila ka vullnet dhe mundësi t’i përshtat forcat dhe strukturat ushtarake në përputhje me standardet e NATO-s. Bashkërisht do të vazhdojmë të punojmë për t’i plotësuar nevojat e kërkuara pasi që për ne adaptimi dhe transformimi i këtij lloji asnjëherë nuk përfundon i njëjti vazhdon të ndodh prej nga themelimi i NATO-s.”,- theksoi komandanti i Komandës për Transformim në NATO, Filip Lavinj.
Por, me kaq nuk përfundoi. RMV është e obliguar të vazhdojë me reformat dhe me modernizimin dhe transformimin e Armatës konform standardeve të kërkuara të NATO-s dhe të sigurojë 2%të buxhetit për Armatën e vendit.
“NATO është aleanca më e fuqishme ushtarako-politike, sepse vazhdimisht po ndryshon, transformohet dhe përshtatet dhe ne dëshirojmë të jemi anëtare e plotë e kësaj aleance, këtë gjë duhet ta bëjmë edhe ne. Ne do të vazhdojmë me reformat në Armatën tonë dhe transformimit dhe ndërtimit të Armatës moderne.”,- u shpreh ministrja e mbrojtës, Radmilla Shekerinska.
Gjenerali, Filip Lavinj, para ceremonisë së nënshkrimit të deklaratës, realizoi takim pune me kryeministrin, Zoran Zaev, dhe vizitoi ministrinë e mbrojtjes dhe shtatmadhorinë, ku nga afër edhe njëherë u njoftua me gjendjen aktuale të Armatës dhe me aktivitetet e planifikuara ushtruese të saj në periudhën e ardhshme.
REXHEP QAMILI
