Maqedoni

Covid-19, 9 viktima dhe 524 raste të reja në 24 orë

16.11.2021 17:40

9 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit.

3 viktima nga Kriva Pallanka, 2 nga Shkup dhe nga 1 viktimë në  Manastir, Koçan, Probishtip dhe Tetovë.

Në mënyrë plotësuese, me diagnozë COVID-19 nga “Termini im”, u raportuan edhe 8 persona të tjerë të vdekur, me datë të vdekjes nga 24 tetori deri 13 nëntor.

Nga 3.126 testime të realizuara kanë rezultuar pozitiv 524 persona, kryeson Shkupi me 215 raste të reja.

Janë regjistruar edhe 565 pacientë të shëruar. Në vend ka 8.271 raste aktive.