Vrasësi i gjashtëfishtë nga Pensilvania u gjet i vdekur në mal
Amerikani Bredli Stoun, i cili ishte i akuzuar për vrasjen e gjatë personave dhe pas të cilit ishte organizuar kërkim masovik, u gjet i vdekur në një mal në afërsi të shtëpisë së tij....

I dyshuari për vrasjen e gjashtë personave në Pensilvania, ka vdekur nga "plagët që ia kishte shkaktuar vetes me thikë", kumtoi policia lokale.
Bredli Stoun, 35-vjeç nga Pensburgi, ishte në kërkim për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, të ëmës së saj, gjyshes, motrës dhe dy pjesëtarëve tjerë të familjes së saj, përfshirë edhe mbesën e tyre 14 vjeçe.
Vrasësi nga shtëpia e ish gruas kishte marrë dy vajza, ndërsa i ka lënë tek fqinji dhe ka ikur.
Prokurorja e qarkut Montgomeri, Risa Vetri Ferman, tha se trupi i Stoun u gjet pasdite rreth gjysmë milje larg shtëpisë së tij.
Në vitin 2002 Stoun ishte anëtar i forcave rezervë të marinës, ndërsa më 2011 largohet nga ushtria. Policia njofton se ai ka çrregullime të stresit posttraumatik.
