Maqedoni

Covid-19 në Kumanovë, për momentin gjendja stabile nëpër shkolla

16.11.2021 18:00

Gjendja me Covid krizën nëpër shkollat e mesme dhe fillore të komunës së Kumanovës...

Gjendja me Covid krizën nëpër shkollat e mesme dhe fillore të komunës së Kumanovës për momentin vlerësohet të jetë stabile. Këtë e konfirmojnë edhe nga sektori për arsim pranë komunës së Kumanovës, të cilët njoftojnë se nga fillimi i vitit të ri shkollor gjithsej janë evidentuar 179 raste pozitive tek nxënësit dhe 28 tek të punësuarit.
 
Kjo nga fakti se ka filluar të vijë në shprehje ndërgjegjja kolektive, si tek prindërit një ashtu edhe tek mësimdhënësit.
 
“Gëzon fakti se ka filluar të funksionojë ndërgjegjja kolektive, vetëdija tek prindërit dhe të punësuarit të cilët pasi që po vërejnë simptome paraqiten për t’u testuar dhe presin rezultatet nga të njëjtit. Nga kjo jemi të kënaqur, kurse nxënësit vazhdojnë me mësim nga distance me qëllim që mos të humbin nga procesi mësimorë dhe deri tash  jemi të kënaqur se si po realizohet mësimi”,- deklaroi udhëheqësi i sektorit për arsim në komunën e Kumanovës, Aleksandar Jovanoviq.
 
Nxënësit e infektuar kryesisht vijnë nga pjesa qendrore e komunës, pasi që në viset rurale deri tash nuk ka nxënës të evidentuar me Covid-19. Nga sektori për arsim paralajmërojnë tre skenare të mundshme të procesit edukativo-arsimorë poqëse vjen deri te rritja e numrit të të infektuarve.
 
“Në lojë janë 3 skenare poqëse vërehet rritje enorme e numrit të punësuarve apo nxënësve nëpër shkolla atëherë ajo shkollë munden të kalojnë në mësim të kombinuar apo mësim të tërësish nga distanca, por mundet edhe e tërë komuna poqëse vërehet zgjerimi i përhapjes së Kovid-19. Por, më e mira për nxënësit dhe arsimtarët është mësimi të mbahet me prezencë fizike.”,- shtoi udhëheqësi i sektorit për arsim në komunën e Kumanovës, Aleksandar Jovanoviq.
 
Aktualisht Kumanova edhe më tej radhitet ndër katër qytetet me numër më të madh  të të infektuarve me Covid-19, me 300 raste aktive.
 
FATLUM AQIFI