Maqedoni
ASh – AAA: 5 ankesa në KShZ për komunën e Dibrës
16.11.2021 18:23
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve pesë ankesa...

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve pesë ankesa për mbledhjen e rezultateve në komunën e Dibrës.
Sipas koalicionit, ankesat bazohen në disa shkelje si votimi i disa personave me letërnjoftim të skaduar, mungesa e firmave të anëtarëve të këshillave zgjedhorë në procesverbale etj.
Njëra nga ankesat ka të bëjë me pesë vendvotime në të cilat materiali i besueshëm zgjedhor nuk është dorëzuar në Komisionin Komunal Zgjedhor i mbështjellë me siguresat e nevojshme, ashtu siç e parasheh ligji.
