Maqedoni

MPB, në QTQ nuk ka vjedhje e energjisë elektrike

16.11.2021 20:18

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se A.M ka denoncuar se në depotë e Qendrës Tregtare të Qytetit “janë vendosur makina për “gërmimin e kriptovalutave”...

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se A.M ka denoncuar se në depotë e Qendrës Tregtare të Qytetit “janë vendosur makina për “gërmimin e kriptovalutave” respektivisht persona të caktuar kanë kryer vjedhje të rrymës elektrike, me qëllim të furnizimit të kapacitetit të domosdoshëm të kompjuterëve të tyre për tregti me kriptovluta.
 
Zyrtarët policor, konform denoncimit, menjëherë kanë dalë në vendngjarje , kanë kryer biseda me persona përgjegjës në QTQ dhe me përfaqësues të EVN-së, ku kanë konstatuar se në numëratorët që janë në pronësi private nuk është konstatuar vjedhje e rrymës elektrike dhe se nuk ekzistojnë elemente për vepër të kryer penale sipas Kodit Penal.
 
Në Gusht të vitit 2021, pas informacioneve paraprake operative për veprën e njëjtë penale “vjedhje e rrymës elektrike”, gjithashtu është vepruar nga ana e policisë në lokacionin e njëjtë dhe nuk janë konstatuar vjedhje e as që janë locuar kompjuterëpër “gërmimin” e kriptovalutave. Ndryshe, “gërmimi i kriptovalutave” nuk paraqet vepër penale sipas Kodit Penal të RMV-së – thuhet në komunikatën e MPB-së.