Dy viktima në Japoni për shkak të rreshjeve intensive të borës
17.12.2014 10:07
Për shkak të reshjeve intensive të borës në Japoni, jetën e kanë humbur dy persona. Gjendja më e rëndë është në ishullin verior, Hokaido....

Janë anuluar më shumë se 300 fluturime, është ndaluar lëvizja e pothuaj 300 trenave, ndërsa autoritetet lokale kanë mbyllur mbi një mijë shkolla.
Rreshjet intensive të borës dhe era e fuqishme, e cila në disa vende është rreth 40 m/sek. kanë lënë pa energji së paku tre mijë familje. Shtresa e borës në disa vende është mbi 80 centimetra, njoftojnë mediumet japoneze.
