Maqedoni

Parashikimi i motit

17.11.2021 09:13

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm....

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara. Gjithashtu do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugore.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2°C deri në 6°C, ndërsa ajo maksimale prej 11°C deri në 15°C.
 
Në Shkup paradite me mjegull dhe vranësira të ulëta, ndërsa në orët e pasdites me vranësira dhe erë të dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 3°C, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në 13°C.
 
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë stabil, me paraqitje të mjegullës në lugina. Të premten dhe të shtunën do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore.