148 sanksjone në Shkup, 33 për tejkalim të shpejtësisë
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 148 gjoba...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 148 gjoba. Tridhjetë e tre gjoba u shqiptuan për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, nëntë masa për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, katër masa për kalim me automjet në semafor të kuq, pesëdhjetë e shtat masa për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët, tre për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe njëzet e gjashtë masa për parkim të paligjshëm.
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
