Maqedoni
MPB: Nuk është konstatuar kurfarë vjedhje e energjisë elektrike në QTQ në Shkup
17.11.2021 09:37
Nuk është konstatuar kurfarë vjedhje e energjisë elektrike në QTQ në Shkup...

Nuk është konstatuar kurfarë vjedhje e energjisë elektrike në QTQ në Shkup dhe nuk ekzistojnë elemente për vepër të kryer penale, sepse mihja e kriptovalutave nuk paraqet vepër penale të paraparë në Kodin penal, informuan nga MPB.
“Sot në ora 14:45 në SPB Shkup A.M. ka denoncuar se në magazinat e QTQ “kanë qenë të vendosura makina për gërmime të kripto valutave”, përkatësisht për kinse internet tregti me kripto valuta, persona të caktuar kanë kryer vjedhje të energjisë elektrike, me qëllim të furnizimit të kapaciteteve të nevojshme për makinat e tyre kompjuterike të domosdoshme për tregti me kripto valuta.
Nëpunës policorë menjëherë dolën në vendngjarje në pajtim me denoncimin, realizuan biseda me persona përgjejgjës të QTQ-së dhe me përfaqësues të EVN-së, gjatë së cilës konfirmuan se në numëratorët, të cilët janë pronë private, nuk është vërtetuar asnjë vjedhje e energjisë elektrike, pas së cilës është vërtetuar se nuk ekzistojnë elemente për vepër të kryer penale, e dënueshme në pajtim me Kodin Penal. Në muajin gusht të vitit 2021 pas marrjes së të dhënave operative për të njëjtën vepër penale “vjedhje e energjisë elektrike”, poashtu është vepruar nga ana e policisë në të njëjtin lokacion dhe nuk është vërtetuar vjedhje e energjisë elektrike as nuk ka pasur kompjuterë për gërmimin e kripto valutave. Në të vërtetë, ju informojmë se gërmimi i kripto valutave nuk paraqet vepër penale e paraparë me Kodin Penal të RMV-së.” Informojnë nga MPB.
