Botë

Tragjedi në Itali/ Pacienti me Covid "arratiset" nga spitali dhe vret të birin

17.11.2021 10:27

Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin fqinj, dje (16 nëntor)....

Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin fqinj, dje (16 nëntor).
 
Një 48-vjeçar i shtruar në një spital të Romës,pasi ishte i infektuar me Covid-19,  u kthye në shtëpi pa lejen e mjekëve dhe sulmoi të birin e tij 10-vjeçar, duke e goditur me thikë për vdekje.
 
Sipas informacioneve të deritanishme , krimi mund të jetë një akt , nëpërmjet të cilit autori ka tentuar të hakmerret ndaj ish-bashkëshortes dhe nënës së fëmijës së tij.
 
Vrasësi i fëmijës ishte njoftuar nga  një vendim gjykate, që i ndalonte të afrohej me ish-bashkëshorten dhe fëmijën e tyre.
 
“Nëna e fëmijës është në gjendje shoku. Kur u kthye në shtëpi, gjeti fëmijën e saj të vdekur dhe ish-bashkëshortin pranë tij, në shtrat”, raportojnë mediet italiane.
 
Mësohet se autoritete italiane po kërkojnë nëse autori ishte nën efektin e lëndëve narkotike.