Maqedoni
Filipçe: Asgjësohen 20 mijë vaksina me afat të skaduar
17.11.2021 11:55
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në një konferencë për media tregoi se sa vaksina antiCOVID me afat të skaduar janë asgjësuar...

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në një konferencë për media tregoi se sa vaksina antiCOVID me afat të skaduar janë asgjësuar.
Filipçe tha se deri më tani 20 mijë vaksina janë asgjësuar, 13 mijë kanë qenë donacion nga Bullgaria. Sipas tij vendi posedon vaksina të mjaftueshme, ndërsa nesër do të arrijë donacion i vaksinave nga Polonia. Filipçe apeloi deri tek të gjithë ata të cilët edhe më tej hamenden, që të vaksinohen sepse kjo është mënyra e vetme për ta luftuar koronavirusin.
