Botë
Pfizer kërkon miratimin e pilulës anti-Covid
17.11.2021 12:30
Kompania amerikane Pfizer njoftoi se ka kërkuar miratimin për përdorimin urgjent të pilulës së saj antiCOVID-19 në Shtetet e Bashkuara...

Kompania amerikane Pfizer njoftoi se ka kërkuar miratimin për përdorimin urgjent të pilulës së saj anti-COVID-19 në Shtetet e Bashkuara.
Ky ilaç pritet me padurim pasi mund të merret lehtësisht në shtëpi sapo të shfaqen simptomat e para të infeksionit. Kompania farmaceutike njoftoi se ka dorëzuar një kërkesë për pilulën e saj antivirale në Agjencinë Amerikane të Barnave.
