Maqedoni
S’ka rezervime për muajt e ardhshëm, sektori i hotelerisë po pëson sërish humbje
17.11.2021 12:56
Sektori i turizmit dhe hotelirisë ka pësuar humbje të mëdha që nga fillimi i pandemisë....

Sektori i turizmit dhe hotelirisë ka pësuar humbje të mëdha që nga fillimi i pandemisë. Në sezonin dimëror situata për hotelierët dhe objektet e gastronomisë përkeqësohet. Nga Shoqata e Hotelierëve thonë se situata nuk është aspak e mirë, edhe rezervimet që kanë pasur, kanë filluar të anulohen, e shumica e hoteleve punojnë me kapacitet të zvogëluar. Ata shpresojnë që në javët në vazhdim të mos ketë rritje të numrave të të infektuarve, sepse do të ndikojë shumë në turizëm.
“Ne kemi Vitin e Ri si një festë të madhe, e cila vjen për pak kohë dhe ende nuk dimë se si duhet të veprojmë, sa kapacitet duhet të pranojmë, në çfarë hapësirë, sepse është viti i ri dhe duhet brenda të festohet, nëse do të mund të festojmë. Nëse atë nuk e bëjmë në 2 javët e ardhshme, ne nuk mundemi të presim asgjë, sepse ofertat për vitin e ri jepen pak më përpara, agjencitë tash i shesin.”,- tha kryetari i HOTAM, Kërste Blazheski.
Nga HOTAM thonë se kanë kërkuar ndihmë nga qeveria për subvencione, por nga kriza politike e shkaktuar, ende nuk kanë marrë përgjigje. Thonë se nëse nuk do të marrin ndihmë, shumë hotele do të detyrohen të pushojnë të punësuarit.
“Ajo që vjen dhe që pritet është se ata që punojnë me 70%, për dy tre muaj nëse nuk do kenë të ardhura, do të fillojnë hotelet të mos japin rroga dhe nëse nuk do të ketë rroga, do të bllokohen dhe do të fillojnë të pushojnë nga puna. Duet të ketë të ardhura nga njëra anë dhe shpenzime nga ana tjetër, jo të rriten vetëm shpenzimet.”,- theksoi kryetari i HOTAM, Kërste Blazheski.
Pas sezonit të verës, gjatë muajve të dimrit shumë hotele janë krejtësisht të mbyllura, edhe shumë të tjerë që janë të hapura, punojnë vetëm me 10% të punonjësve dhe kapaciteteve, e detyrohen që të punësuarve t’u japin 70% të rrogës.
ILMIE ZHAKU
