Pfizer shet patentën, nga pilula anti-Covid përfitojnë 95 vende të varfra

17.11.2021 14:25

Pfizer shiti patentën....

Pfizer shiti patentën duke i hapur kështu rrugën prodhimit të pilulës eksperimentale anti-Covid. Nga kjo do të përfitojnë 95 shtete të varfra që  do të mund  të prodhojnë një version të ngjashëm të pilulës.

Kompania farmaceutike amerikane firmosi një marrëveshje me një organizatë të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, që u lejon kompanive të tjera të prodhojnë medikamentin në fjalë.

“Meidicines Patent Pool”,  do të marrë në zotërim formulën e pilulës dhe mund ta shesë për përdorim në 95 vende të varfra, në Afrikë dhe Azi. Nuk mungojnë dhe pikat kontradiktore.

Në marrëveshje përjashtohen një numër i konsiderueshëm i shteteve më të varfra dhe shfrytëzimi i pozicionit të monopolit, duke i dhënë prioritet kontratave më fitimprurëse.

Pilula e Pfizer, Ritonavir, redukton me 89%  riskun e shtrimit në spital apo vdekjes nga Covid-19. Aktualisht, kompania i ka kërkuar rregullatorit amerikan që ta aprovojë medikamentin për përdorim emergjent.