Botë

Integrimi i RMV-së e Shqipërisë në BE, Rama: Presim Bullgarinë, ndarja e vështirë

17.11.2021 18:54

Kryeministri, Edi Rama, nga Roma tha se BE dhe Ballkani Perëndimor nuk mund të ecin në dy korsi të ndara...

Kryeministri, Edi Rama, nga Roma tha se BE dhe Ballkani Perëndimor nuk mund të ecin në dy korsi të ndara, e përkujtoi se Shqipëria pa fajin e saj, pret efektet e presioneve ndaj Bullgarisë, për të vazhduar bashkë me Maqedoninë e Veriut procesin e integrimit.
 
Homologu italian, Mario Draghi, tha se integrimi është një proces që i sheh vendet e Ballkanit Perëndimor të gjitha së bashku.
 
“Ne i kemi bërë detyrat tona jo për BE por për veten tonë. Çdo çast ne jemi të gatshëm  për tu ulur në tryezë. Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut është një proces i vështirë, ka pasur zgjedhje në Bullgari dhe do shohim pozicionin që do mbajë qeveria e re bullgare dhe parlamenti bullgar.Dhe do të shohim deri ku do arrijë efekti i të gjitha presioneve që janë bërë në nivele të ndryshme në lidhje me Bullgarinë. Nuk është vetëm Italia që shtyn por janë dhe Franca dhe Holanda që janë në vijë të parë në këtë përpjekje për të bindur Bullgarinë që të heqë veton e saj.”,- tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
 
Integrimi i Ballkanit Perëndimor, Draghi: Proces që i sheh vendet të gjitha bashkë
 
“Integrimi i Ballkanit Perëndimor është një proces që i sheh vendet të gjitha së bashku. Duhet të konsiderojmë se edhe integrimi i Maqedonisë së Veriut është i rëndësishëm. Cilët janë hapat që do të bëjë Italia sot? Është herët për ta thënë, do kapërcehen dora-dorës. Jam optimist. Zgjerimi i parë i BE për shumë vende që tani konsiderohen si partnerë të rëndësishëm është bërë për shumë vite, vërtet. Është diçka që bëhet duke ju përgjigjur çështjeve të politikës së jashtme, çështjeve të lidhura me emigracionin apo ngjarjet ndërkombëtare. Është strategji afatgjatë që përkufizon identitetin e BE.”,- u shpreh kryeministri i Italisë, Mario Draghi.