Brok: Turqia gjithnjë e më tepër po largohet nga BE-ja
17.12.2014 10:43
Kryetari i Bordit të jashtëm politik të Parlamentit Evropian, Elmar Brok vlerësoi se Turqia gjithnjë e më tepër po largohet nga Evropa.....

Ai në intervistë për gazetën vjenase "Standard" theksoi se për shkak të sjelljes ndaj gazetarëve dhe opozitës, BE-ja tani nuk do të jetë në gjendje të hapë kapituj të ri në procesin negociues.
"Bëhet gjithnjë e më rëndë, veçanërisht kur të drejtat themelore dhe liritë e shprehjes nuk respektohen. Duhet të shqyrtojmë se në çfarë mënyre ta kthejmë Turqinë në rrugën e duhur, sepse po lëviz në drejtim të gabuar", theksoi Brok.
