Maqedoni

Parashikimi i motit

18.11.2021 09:02

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm....

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm me vranësira mesatare dhe me paraqitje të mjegullës nëpër lugina. Do të ketë kushte për shi të lehtë në pjesët perëndimore të vendit ku do të shoqërohet nga një erë e lehtë në drejtim të pjesës veriore të vendit.
 
Temperaturat maksimale do të lëvizin prej 11°C deri më 17°C.
 
Në Shkup, paradite do të ketë mot me paraqitje të mjegullës dhe vranësira të ulëta, ndërsa gjatë ditës me vranësira mesatare me erë të lehtë veriore. Temperatura maksimale do të mbërrijë deri 14°C.
 
Të premten dhe të shtunën moti pitet të jetë me vranësira dhe erë të fortë, ndërsa do të ketë edhe ulje të temperaturave. Të dielën pritet vranësira dhe kryesisht mot me diell.