Botë

Evropa lider në botë me Covid-19, më së shumti raste në Rusi, Gjermani dhe Britani

18.11.2021 11:53

Evropa edhe më tujte është lider në botë sipas numrit të infektuarve dhe të vdekurve nga Covid 19....

Evropa edhe më tutje është lider në botë  sipas numrit të infektuarve dhe të vdekurve nga Covid 19.
 
Raste të reja më së shumti janë regjistruar në Rusi, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar. Suedia e cila konsiderohej si shteti më liberal sa i përket pandemisë, vendos certifikata për tubime në ambiente të mbyllura. Imunizimi mbetet një ndër prioritetet për luftimin e pandemisë.
 
SHBA- të planifikojnë të investojnë miliarda dollarë për zgjerimin e kapaciteteve për prodhimin e vaksinës për të pasur së paku miliarda doza deri në pesën e dytë të vitit të ardhshëm. Fajzer ndërkohë është në pritje të miratimit për një tabletë eksperimentale antivirale që do të jetë me çmim më të ulët për ta bërë atë të disponueshme për vendet më të varfra.