Botë

Kanadaja, shpall gjendje të jashtëzakonshme pas stuhisë

18.11.2021 12:20

Autoritetet kandeze kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në provincën perëndimore, British Kolumbia...

Autoritetet kandeze kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në provincën perëndimore, British Kolumbia, pas një stuhie që ka çarë rrugët dhe ka dëmtuar linjat hekurudhore në rajon. Forcat e Armatosura të Kandasë janë angazhuar për t’iu ndihmuar mijëra banorëve të bllokuar nga stuhia prej mesnatës të së dielës.
 
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, është zotuar për ndihmë, gjatë një vizite që ka realizuar në Uashington, dhe ka thënë se trupat do të ndihmojnë në rindërtim. Një grua ka vdekur si pasojë e rrëshqitjes së dheut dhe dy të tjerë janë të zhdukur. Mijëra persona tjerë janë evakuuar. Zyrtarët në rajon kanë thënë se ndryshimet klimatike janë fajtorë për katastrofën natyrore.