Ekonomi
Propozim-buxheti 2022, VMRO-DPMNE: E paqartë si do të dyfishohen investimet kapitale
18.11.2021 14:03
Opozita ka vazhduar me kundërshtimet e saja lidhur me planifikimet e qeverisë të cilat kanë të bëjnë me shpenzimin e arkës së shtetit për vitin 2022...

Opozita ka vazhduar me kundërshtimet e saja lidhur me planifikimet e qeverisë të cilat kanë të bëjnë me shpenzimin e arkës së shtetit për vitin 2022. Në Komisionin për Financa dhe Buxhet ku po zhvillohet debati mbi projekt-buxhetin për vitin 2022 nga VMRO-DPMNE kanë akuzuar për shkallë të lartë të shpenzimeve joproduktive. Ata kanë shprehur dilemën e tyre nëse mund të dyfishohen investimet kapitale të planifikuara për vitin e ardhshëm.
“Shkalla më e lartë e investimeve kapitale që qeveria e ka realizuar është 19-të miliardë denarë ndërsa tani thoni se do të jetë 37 miliardë. Nuk e kuptoj nga vjen ky guxim që të vihen në këtë dokument strategjik shifra të tilla të cilat janë vetëm të hedhura nga dora. Kështu siç keni vajtur tatimet përkatësisht akcizat do të duhet të rriten edhe pse premtuat se akciza për naftë prej 3 denarësh dhe 0.54 denarë TVSh do të zgjatë deri në fund të gjendjes me Koronën.”,- deklaroi Igor Zdravkovski nga VMRO-DPMNE.
Propozim-buxheti 2022, LSDM: Kemi politikë fiskale të mirë
Por nga LSDM thonë se ulja e borxhit publik është dëshmi se po menaxhohet mirë me financat publike.
“Konsideroj se ka mundësi që pjesë të këtyre projeksioneve dhe parashikimeve për të cilat mendoj se do të jenë në përqindje më të madhe nga ajo sa ka qenë deri më tani që të realizohen. Ja pse e them këtë, borxhi publik që nga tremujori i tretë ka rënë në 60% nga BPV dhe pozicionohet në shkallë 59.3%, përkatësisht ka shënuar rënie. Kjo do të thotë se kemi politikë fiskale të mirë dhe se është menaxhuar mirë me financat publike gjatë pandemisë.”,- theksoi Marija Georgievska nga LSDM.
Debati për Projekt-buxhetin për vitin 2022 në Komisionin për Financa dhe Buxhet zgjat dhjetë ditë. Sipas këtij dokumenti të propozuar Qeveria planifikon të shpenzojë 4.4 miliardë euro, ndërsa deficiti buxhetor do të kalojë 500 milionë euro.
NAIM RAMADANI
