Botë

Kovid-19, shifra të larta infektimesh në Evropë

18.11.2021 14:49

Rekorde infektimesh janë shënuar sërish në Gjermania dhe Austria, ndërsa shifrat e larta po regjistrohen në të gjithë Europën.....

Rekorde infektimesh janë shënuar sërish në Gjermania dhe Austria, ndërsa shifrat e larta po regjistrohen në të gjithë Europën. 
 
Në Gjermani njoftohet për mbi 65 mijë infektimesh ditore, ndërsa në Austri rekordi arriti në mbi 15 mijë njerëz. Qeveria gjermane po shqyrton mundësinë e rikthimit të masave të karantinës për të gjithë popullsinë pa dallim, pasi bllokada vetëm për të pavaksinuarit në Austri duket se nuk po jep rezultatet e pritshme. 
 
Në Holandë janë regjistruar mbi 20.700 raste ku në 24 orët e fundit u shënua edhe shifra më e lartë e vdekjeve që prej muajit Mars. 
 
Rritje dramatike shifrash të COVID edhe në Poloni, me mbi 24 mijë infektime dhe 463 viktima.
 
Shifrën më të lartë të infektimeve që nga fillimi i majit e shënoi edhe Italia, ndërsa në Francë po regjistrohen mbi 20 mijë infektime ditore. Qeveria italiane po shqyrton karantinën për të pavaksinuarit. Kjo masë do të hyjë në fuqi nga java e ardhshme edhe në Poloni, Çeki e Sllovaki. 
 
Ndërsa Irlanda, pavarësisht nivelit më të lartë në BE të vaksinimit me 90% të popullsisë, vendosi në fuqi nga kjo e enjte, orarin e shtetrrethimit gjatë natës. Që nga e hëna, anëtarët e parlamentit letonez dhe zyrtarë të tjerë të cilët nuk kanë poseduar dëshmi vaksinimi kundër virusit korona ose të kenë kaluar sëmundjen, janë përjashtuar nga punët parlamentare, duke përfshirë edhe nga takimet në internet dhe votimet në parlament. 
 
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se Evropa është i vetmi rajon në botë ku vdekjet nga COVID-19 u rritën javën e kaluar, pas një rritje prej 5 për qind. Në raportin e saj javor OBSH tha se rastet u rritën me 6 për qind globalisht, të nxitur nga një rritje në Amerikë, Evropë dhe Azi. 
 
Në SHBA numri i viktimave nga Kovid-19 ka arritur në mbi 765 mijë. Me 1 mijë e 492 vdekjet gjatë 24-orëve të fundit, Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri, me mbi 5 milionë raste të konfirmuara dhe 73.299 të vdekur. 
 
Presidenti amerikan Joe Biden po planifikon të shpenzojë 5 miliardë dollarë për të blerë ilaçin e ri antiviral kundër Covid-19, që është në fazë eksperimentale, të kompanisë Pfizer. 
 
GYLTENE SINANI