Kulturë
IN MEMORIAM - Ndërroi jetë aktori Hajrullah Ramizi
18.11.2021 15:50
Ka vdekur sot në moshën 37 vjeçare nga një sulm në tru aktori Hajrullah Ramizi...

Ka vdekur sot në moshën 37 vjeçare nga një sulm në tru aktori Hajrullah Ramizi. Publiku e kujton Hajrullahin nga shfaqjet: “Vojceku”, “Kaligula”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kuçedra”, “Jetë me qira”, “Makbethi Arseniku”, “Dantella e vjetra” dhe së fundmi “Bregu i pikëllimit”. Shumë nga këto shfaqje ku Ramizi ka marrë pjesë janë pjesë e fonotekës teatrore edhe të TVM2, duke bërë kështu që talenti i tij të vazhdojë të kujtohet përmes ekranit edhe në vitet që do të vijnë. E për të nderuar e përkujtuar talentin e tij, TVM2 do të ritransmetojë sonte në orën 22:30, dramën “Arseniku”. Përveçse në teatër, Hajrullai ishte i angazhuar shpesh edhe nga produksionet filmike të rajonit. Ai interpretoi me sukses rolet e karaktereve në filmat: “Koha e kometës”, “Eduard”, “Lufta mbaroi”, “1955”, “Një tjetër elefant konfuz”, “Panku nuk ka vdekur”, “4 orët”, “Fati” etj.
TVM2 i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së tij dhe Teatrit Shqiptar në Shkup për këtë humbje të parakohshme të jetës së një aktori që kishte ende për t’i dhënë publikut.
MERITA ÇOÇOLI
