Hungaria mbështet integrimet e Maqedonisë
17.12.2014 12:37
Hungaria rikonfirmon mbështetjen e saj për integrimet euroatlantike të Maqedonisë....

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se është obligim moral i Hungarisë që të mbështesë Maqedoninë në procesin e integrimit të saj.
Deklarata është bërë pas takimit me kryeministrin e vendit, Nikolla Gruevskin, në Beograd, ku po mbahet Samiti Kinë-Evropë Qendrore dhe Juglindore.
“Vlerësojmë se është e pafalshme që një vend si Maqedonia, që ka rezultate të mira dhe që shënon përparim të madh vitet e fundit, të mos pranohet si anëtare e BE-së dhe e NATO-s”, deklaroi Orban.
