Maqedoni

Vendimi për vaksinim me të dyja dozat, qytetarët me qëndrime të ndara

18.11.2021 16:54

Shtrëngimi i masave nga KSI që të gjithë të punësuarit në sektorin publik të vaksinohen...

Shtrëngimi i masave nga KSI që të gjithë të punësuarit në sektorin publik të vaksinohen, nuk është mirëpritur nga të gjithë qytetarët. Gjithashtu vaksinimin me të dyja dozat nuk e kanë mbështetur kategoria e tretë e qytetarëve, të cilët thonë se kanë shumë sëmundje kronike dhe janë kundër vaksinave të detyrueshme.
 
“Unë jam vaksinuar dhe jam penduar për këtë gjë, sepse nuk kam besim te vaksinat. Kështu veprova pa menduar dhe i nxituar nga frika, sepse gruaja ime ishte me Covid-19, mos të sëmurem edhe unë, shkova u vaksinova. Por, bëra gabim sepse imuniteti që trupi e krijon vetë nga viruset është shumë më i fuqishëm. Vaksinat më tepër kanë efekte anësore.”,- tha një qytetar.
 
“Nuk pajtohem me ligjin që kanë sjellë, sepse ne jemi pleq dhe nuk është patjetër ta marrim vaksinën. Edhe nëse e marrim ne jemi të sëmurë dhe kemi lloj-lloj sëmundjesh kronike, diabet, tension, problem me zemrën. Personalisht nuk mundem ta marr, por ka edhe njerëz të tjerë që nuk munden ta pranojnë.  Ministria e Shëndetësisë duhet më marrë vendim tjetër, që pleqtë mos vaksinohen.”,- theksoi një qytetar.
 
“Jam kundër sigurisht.”,- u shpreh një qytetar.
 
“Në vendin ku punoj unë ka shumë të punësuar të pavaksinuar por do të duhet të gjithë ta pranojnë vaksinën. Deri tani askush nuk ka qenë i detyruar, por tani e tutje duhet të vaksinohen të gjithë. Unë vetë jam i vaksinuar.”,- theksoi një qytetar.
 
“Certifikatën e kam me vete, i kam marrë të dyja dozat, sepse isha jashtë shtetit, por pas 6 muajsh do duhet ta marr dozën e tretë, por nuk është se jam dakort më tepër jam i detyruar ta bëj për të lëvizur lirshëm.”,- tha një qytetar.
 
Te vaksinuarit mendojnë që secili duhet të vaksinohet që të arrihet imuniteti kolektiv. 
 
“Është e nevojshme për ne dhe për të tjerët rreth nesh. Shkojmë andej-këndej dhe duhet ta kemi vaksinën.”,- u shpreh një qytetar.
 
“Dy doza i kam marrë, por për të tretën do duhet të mendoj, sepse kam akoma antitrupa. Nuk dua të shpejtoj.”,- theksoi një qytetar.
 
“Unë jam për vaksinat, jam i vaksinuar me të dyja dozat dhe i mbështes të gjitha ligjet që kërkojnë të vaksinohen njerëzit, sepse kështu jemi më të mbrojtur.”,- tha një qytetar.
 
Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi se të gjithë të punësuarit në sektorin publik duhet të vaksinohen, gjithashtu certifikata e vaksinimit me të dyja dozat vlen për të gjithë qytetarët, për lëvizje të lirë nëpër ambiente të mbyllura. Kërkesa e KSI-së dje u lëshua në Qeveri dhe është duke u shqyrtuar.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU