Maqedoni

Skriningu i nxënësve përfundon këtë javë. Në Sh. F. “Drita” e “Bedri Tahiri” nuk ka raste pozitive

18.11.2021 17:10

Skriningu i nxënësve për detektimin e Kovid-19 do të përfundojë këtë javë...

TVM2 qëndroi në Shkollat Fillore “Drita” në Rashçe dhe “Bedri Tairi” në Sfillare të komunës së Sarajit ku nuk u detektua asnjë rast pozitiv. Nxënësit që u testuan potencuan se testimet duhen bërë më shpesh për t’u mbrojtur shëndeti kolektiv.
 
“Nuk ndjeva dhimbje, shumë pak, është mirë të testohemi se mbrojmë familjen e shoqërinë.”,- u shpreh një nxënës.
 
“Duhet të testohemi më shpesh që ta dimë a jemi pozitiv apo jo dhe të mbrojmë shoqërinë por edhe arsimtarët.”,- tha një nxënës.  
 
Drejtoritë e shkollave u bëjnë thirrje Institutit për Shëndet Publik që testimi të përfshijë më shumë nxënës, që të ketë pasqyrë reale për gjendjen epidemiologjike në shkolla. 
 
“Do të ishte mirë që të përfshihet një numër i konsiderueshëm i nxënësve së paku 20 për qind prej nxënësve edhe në shkolla periferike, qendrore dhe kudo, por nuk ka shenja epidemiologjike deri tani në të ardhmen Instituti Shëndetësor nëse kap punën me seriozitet në të ardhmen të përfshihen edhe më tepër nxënës.”,- deklaroi drejtori i Sh. F. “Drita”, Ramadan Kovaçi.
 
“U testuan gjithsej 14 nxënës rezultuan  negativ kemi pasur prindër që nuk kanë dashur të testojnë fëmijët e tyre por në përgjithësi jam dakord që t vazhdojë kjo.”,- u shpreh drejtori i Shkollës “Bedri Tahiri”, Neim Rexhepi.                                                                          
 
“Përfundimisht me ditën e sotme janë testuar rreth 1400 nxënës, testimi do të realizohet edhe nesër, dhe rezultatet përfundimtare priten të shpallen nga Ministria e Shëndetësisë.”,- deklaroi Denis Jankullovski - Teknik Medicinal.     
                                        
Në Sh. F. “Drita” të Rashçes nuk janë evidentuar raste pozitive me Kovid-19, ndërsa në Sh. F. “Bedri Tahiri” në Sfillarë, ka pasur një arsimtar pozitiv i cili është vetizoluar në pajtueshmëri me rregullat për mbrojtje  nga Kovid-19. 
 
FLUTURA LATIFI