Maqedoni
LSDM/VMRO-DPMNE, akuza për kriptovalutat dhe parcelat
18.11.2021 17:26
Deputetët e PLD-së dhe RDM-së do të propozojnë ndryshime ligjore në Kuvend për të rregulluar prodhimin e kriptovalutave...

Deputetët e PLD-së dhe RDM-së do të propozojnë ndryshime ligjore në Kuvend për të rregulluar prodhimin e kriptovalutave në vend. Ky është qëndrimi i dy partive në pushtet për të parandaluar një herë e përgjithmonë gërryerjen ilegale të kriptovalutave.
PLD-RDM janë të mendimit se në kohë të krizës energjetike është e palejueshme që të lejohet të harxhohet rryma për prodhimin e kriptovalutave për pasurimin e individëve. Andaj për të përpiluar pr/ligji në fjalë përfaqësuesit e këtyre dy partive veç më janë duke kontaktuar me ekspertët e kësaj fushe.
VMRO-DPMNE është e pakënaqur nga realizimi i aksionit policor dhe akuzojnë MPB-në dhe Oliver Spasovskin se gënjen kur thonë se në Qendrën Tregtare të Qytetit të Shkupit nuk është vjedhur rryma.
“Në mes të Qendrës tregtare, respektivisht në bodrumet që po i shihni pas meje janë disa vite me radhë janë gërmuar kriptovalutat me rrymë të vjedhur dhe MPB-ja nuk dëshiron të ndërmarrë asnjë përgjegjësi dhe madje mbron kriminelët. Pse MPB tre dite më parë tërhoqi policinë për të mos kryer punën e tyre. Pse tre ditë drejtori i QTQ-së, Gjoko Trajçevski, dhe kryetarja e Bordit të Drejtorëve, Trajanka Tasevska, heshtin për këtë rast”,- tha Dimsa Arsovski nga VMRO- DPMNE.
Nga LSDM dhe MPB nuk u përgjigjen këtyre akuzave dhe akoma nuk japin shumë detaje lidhur më depon e zbuluar ilegale në të cilën janë gërmuar kriptovalutat.
Në ndërkohë, LSDM kërkoi nga Hristijan Mickovski që të përgjigjet qartë nëse ai ka ndonjë lloj lidhshmëri me truprojën e tij, Vlatko Ilevski, i cili dyshohet në aferën “Parcelat kriminale”.
“Truproja e Hristijan Mickovski, respektivisht Vlatko Ilevskit, me një kontratë shit-blerjeje në mënyrë tejet të dyshimtë ka shitur tokë prej gati 40 mijë metra katror në rajonin e Dellçevës. Marrëveshja në fjalë ka një vlerë prej 500 mijë euro. Parcelat të cilat ai i ka shitur, paramendoni nuk i ka blerë, por i ka fituar si dhuratë vetëm disa javë para se t’i shiste. Parashtrohet pyetje pse dikush do të jepte një dhuratë prej 40.000 metrash katrorë tokë?”,- tha Bogdanka Kuzeska nga LSDM.
LSDM dhe VMRO-DPMNE disa ditë me radhë shkëmbejnë akuza të ndërsjella për gërryerjen ilegale të kriptovalutave dhe shitjen e tokës prej 40 metra katror në Dellçevë.
REXHEP QAMILI
