Maqedoni

KShZ, refuzohen dy ankesa të ASh-së për Dibrën

18.11.2021 17:58

KSHZ ka hedhur poshtë dy ankesat e para të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës...

KSHZ ka hedhur poshtë dy ankesat e para të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës për rrethin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të Dibrës.

Të dyja ankesat kishin të bënin me votim publik të dy votuesve para këshillave zgjedhor.

Bëhet fjalë për vendvotimet 0547 dhe 0547/1.

KShZ-ja me shumicë votash vlerësoi se dy ankesat janë të pabaza sepse nuk është cenuar fshehtësia e votës por votuesi ka vendosur të votojë publikisht, gjë që mund të përbëjë bazë për padi penale për votuesit por jo për të prishur vendvotimet në fjalë.