Maqedoni
Kovid-19, 17 të vdekur e 493 të infektuar
18.11.2021 18:14
Virusi Korona u ka marrë jetën edhe 17 personave, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë në informatën...
Virusi Korona u ka marrë jetën edhe 17 personave, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë në informatën për gjendjen me pandeminë për 24 orët e fundit.
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 493 raste të reja me Kovid-19 nga realizimi i 2911 testimeve, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Po ashtu njoftohet edhe për 532 pacientë të shëruar, ndërsa kanë ndërruar jetë 17 pacientë. Raste aktive në vend aktualisht janë 8391 persona.
