Reali në finalen e botërorit të klubeve, korri fitoren e 21-të në seri

17.12.2014 12:42

Cruz Azul ishte thjeshtë një viktimë e Real Madridit në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube. Mbretërit triumfuan me rezultat 4-0 në Stade de Marrakech, në Marok (ku po zhvillohet ky turne)....

Goli i parë ishte shumë i thjeshtë – Toni Kroos harkoi në zonë, ndërsa Sergio Ramos kërceu për të shënuar (15’).

Carvajal depërtoi nga e djathta dhe ktheu një top të bukur për Karim Benzeman, i cili e ndali në rrjet (36’).

Në vazhdim u akordua penalti për klubin meksikan, mirëpo Iker Casillas mbrojti penaltinë e Gerardo Torrados.

Pesë minuta brenda pjesës së dytë, Ronaldo me një harkim të përsosur në zonë dhe Gareth Bale u kujdes që topi të shkonte në rrjet (50’).

Një kundërsulm i shpejtë dhe CR7 sërish i angazhuar. Isco e kërkoi topin në mes. Portugezi ia pasoi dhe spanjolli shmangu mbrojtësit para se të shënonte (72’).

Kjo ishte fitorja e 21-të radhazi e Real Madridit në të gjitha garat dhe tash është kualifikuar në finale të Kupës së Botës për Klube.