Maqedoni

LOEMV: Masa konkrete për përballje me krizën energjetike

18.11.2021 18:44

Lidhja e Odave Ekonomike kërkon nga Qeveria që të ndërmarrë veprime konkrete që do të luftojnë krizën energjetike...

Ata theksojnë se në kushte kur prej dy vitesh ekonomia po përballet me sfidat e shumta që kanë lindur nga kriza shëndetësore dhe ekonomike, kërkohet angazhim më i madh për të ruajtur aktivitetin e kompanive vendore. 
 
“Kriza energjetike është një sfidë e re për kompanitë, sepse prish likuiditetin, rentabilitetin dhe ul konkurrueshmërinë e tyre. Në kushtet kur prej vitesh nuk ka investime serioze në sektorin energjetik që do të sigurojnë stabilitetin e saj, është e nevojshme që institucionet kompetente të marrin të gjitha masat për përballimin me sukses të krizës energjetike.  Mungesa e energjisë elektrike mund të reduktohet me masa sistematike dhe duke inkurajuar investimet në sektorin e energjisë. Vendi ynë ka burime natyrore, energji diellore që mund të përdoret për të siguruar energji shtesë. Për këtë qëllim duhet të lehtësohen procedurat për marrjen e lejeve për panelet diellore që vendosen në çatitë e ndërtesave industriale si dhe për termocentralet diellore.”,- theksojnë nga Lidhja e Odave Ekonomike.