Botë
Fier, vrasësi i 8 vjeçarit me tensione pritet në gjykatë
18.11.2021 18:57
Tensione të forta në Gjykatën e Fierit gjatë masës së sigurisë për Klodian Çalamanin...

Tensione të forta në Gjykatën e Fierit gjatë masës së sigurisë për Klodian Çalamanin, i akuzuar për vrasjen makabre dhe groposjen e 8-vjeçarit, Mateo Vasiu, 2 ditë më parë. Familjarët e fëmijës kanë hyrë me forcë në gjykatë, duke thyer derën e duke kërkuar të ishin të pranishëm në seancë.
Policia ka arritur t’i nxjerrë jashtë, ndërsa familjarët kanë këmbëngulur për varje me litar në mes të qytetit të Fierit.
Pas tensioneve gjykata ka vendosur të marrë masën në mungesë, nga frika e përshkallëzimit të situatës. Ata kanë nisur mbledhjen e firmave për të rikthyer dënimin me vdekje.
Dy ditë më parë, 38-vjeçari, i dënuar edhe më parë për pengmarrjen e një të miture, vrau dhe groposi një fëmijë, me justifikimin se e kishte sharë.
LULJETA NDOKA
