Maqedoni

Parashikimi i motit

19.11.2021 09:02

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara.  Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare,bndërsa përgjatë Vardarit erë përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior. 
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2°C deri 6°C, ndërsa ajo maksimale prej 9°C deri 16°C.
 
Në Shkup do të jetë me vranësira dhe me erë në drejtim verior. Temperatura minimale do të ulet deri në 2°C, kurse maksimalja do të arrijë deri në 12°C.
 
Të shtunën moti do të jetë me vranësira, ndërsa të dielën moti pritet të jetë me diell.